Gjatë paradites së sotme drejtoria e tatimeve të Vlorës ka nisur një aksion për prerjen e kuponit tatimor nga ana e bizneseve dhe informalitetin.
 
Këto dy probleme ende nuk kanë gjetur zgjidhje, dhe në ditët në vijim do të ketë akoma më intensitet nga kjo drejtori.
 
Punonjësit e Drejtorisë së Tatimeve në Vlorë aksionin ditën e sotme e kanë përqendruar kryesisht tek bizneset e mëdha të qytetit të Vlorës, ku mungesa e kuponit tatimor është mungesa e pabarazisë, duke vendosur një barazi për zhvillimin ekonomik, pasi është burim i evazionit fiskal.
 
Kjo papërgjegjshmëri e biznesit të cilët duhet të ndërgjegjësohen për prerjen e këtij kuponi, duke mos i dënuar penalisht, por ligji 99 20 ne kemi rifilluar trajtimin me gjoba.
 
Periudhën dhjetë ditore janë vendosur shumë gjoba deri në procedim penal, dhe për ta ndihmuar këtë biznes. Janë vendosur 15 gjoba për sigurimet shoqërore si dhe dhjetë gjoba për kuponin tatimor deri në pezullim aktiviteti.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)