Policia e qytetit bregdetar bën me dije se ngjarja u shënua pranë një banese në lagjen ’10 korriku’, ku dy persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin rreth orës 5 të mëngjesit të kësaj të diele po tentonin të vidhnin një mjet motorcikletë tip ‘Skuter’ brenda banesës së qytetarit më inicialet E.N.
Policia menjëherë ka shkuar në vendngjarje, dhe falë reagimit në kohë ka bërë të mundur konstatimin e tyre brenda oborrit të banesës në tentativë për tu larguar.
Në përfundim të hetimeve të kryera policia bëri arrestimin në flagrancë të 27-vjeçarit Mariglen G, dhe 30 vjeçarit Marjo B. banues në Lushnje.
Materialet janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë ndaj shtetasve të lartpërmendur, për veprën penale ''Vjedhja'', parashikuar nga neni 134 të Kodit Penal.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
