VLORË - Policia ka zbuluar dhe asgjësuar 20 parcela me 2252 rrënjë bimë narkotike të llojit "Canabis-sativa, në dy fshatra të Vlorës.

Mësohet se në fshatin Lapardha, Policia ka gjetur dhe asgjësuar me djegie 13 parcela me 1635 rrënjë bimë narkotike "Canabis".

Këto bimë narkotike u konstatuan të mbjella në mesin e pyllit, në vendet e quajtura "Millona" dhe "Korija e Pashait", me lartësi 15-160 cm.
 
Ndërsa në fshatin Romës, Policia ka gjetur dhe asgjësuar me djegie 7-Parcela me 617-rrënjë bimë narkotike "Canabis".

Këto bimë narkotike u konstatuan të mbjella në mesin e një bimësie të dendur, në vendin e quajtur "Pylli Bale", me lartësi 90-170 cm.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të këtyre bimëve narkotike.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)