Policia e Vlorës ka zbuluar një bandë hajdutësh, e cila përbëhej nga fëmijë. Bëhet fjalë për 3 të mitur të moshësh 12, 11 dhe 10 vjeç,  të cilët janë identifikuar si autorët e 7 vjedhjeve në qytetin bregdetar, kryesisht në bar-restorante e lokale.

Sipas policisë, 3 të miturit nga Vlora, kanë arritur që brenda dy muajve të kryejnë në total 7 vjedhje në bashkëpunim me njëri-tjetrin. 4 vjedhje janë kryer  në lagjen “Pavarësia”, 2 në lagjen 29 nëntori” dhe një tjetër në lagjen “Lef Sallata”.

Më 24 nëntor të 2015-ës, ata kanë vjedhur në një fast-food disa vegla pune si dhe 20.000 lekë. Më 3 dhjetor 2015, po në lagjen “Pavarësia” ata kanë  vjedhur një piceri ku kanë marrë 2 aparatë celularë si dhe 10.000 lekë.

Po në këtë ditë, objekt i të miturëve ishte një tabakino e po kësaj lagjeje, por të cilës autorët emitur arritën ti thyejnë vetëm derën. Pak ditë më vonë, më 24 dhjetor, sërish në lagjen “Pavarësia” është vjedhur Restorant ku janë marrë 60.000 lekë.

Në ditën e parë të janarit, tre të miturit vodhën 7 mijë lekë në një bar-lokal sid he disa produkte ushqimore në “Kopshtin nr.10". Më datë 5 janar, u vodhën 1500 lekë në një punishte alumini. Për shkak të moshës, ata nuk mund të arrestohen, por të hetohen për të verifikuar nëse organizohen nga persona të rritur.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)