Vlora Çitaku, ambasadore e re e Kosovës në SHBA
PRISHTINE, 9 Prill/ATSH/-Nga 1 gushti i këtij viti, ish-ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku do të marrë detyrën e ambasadores së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Burime të Klan Kosovës bëjnë me dije se Çitaku do të marrë detyrën e re që nga 1 gushti i këtij viti, për të pasuar ambasadorin aktual […]
ATSH/-Nga 1 gushti i këtij viti, ish-ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku do të marrë detyrën e ambasadores së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Burime të Klan Kosovës bëjnë me dije se Çitaku do të marrë detyrën e re që nga 1 gushti i këtij viti, për të pasuar ambasadorin aktual në Washington, Akan Ismaili.
Sipas burimeve të këtij televizioni, për Çitakun ambasadore ka pajtim të plotë ndërmjet dy partnerëve të koalicionit, PDK e LDK.
Proceduralisht, Qeveria e Kosovës pritet të dërgojë nominimin e saj në Komisionin parlamentar për punë të jashtme, për të dhënë një vlerësim këshillëdhënës.
Komisioni pastaj do ta rikthejë edhe njëherë çështjen në Qeveri, në mënyrë që ekzekutivi ta bëjë nominimin. Më pas, sipas procedurës, emri i Çitakut do të shkojë te presidentja Atifete Jahjaga, e cila do të duhet t'i drejtohet Qeverisë Amerikane.
Kontaktuar nga KlanKosova, zëdhënësi i Jahjagës, Arbër Vllahiu, ka thënë se aktualisht për ambasador në SHBA, Presidenca s'ka pranuar ende asnjë emër propozues.
Aktualisht Çitaku është konsull i përgjithshëm i Kosovës në New York.
Sondazhi i ditës:
PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?
-
E drejtë
50%
-
E gabuar
40.9%
-
Nuk e di
9.1%
Vota total: 5521
Lajme të tjera
-
Të rinjtë ikin, po “zëvendësohen” në tregun e punës nga pensionistët
23 Mars, 09:05
-
Emigracioni nxit rritjen më të madhe të popullsisë së Kanadasë me mbi 1 milion banorë
23 Mars, 08:58
-
Zv. Ministri i Jashtëm rus: Rreziku i konfliktit bërthamor në nivelin më të lartë në dekada
23 Mars, 08:54
-
Kurti raporton sot para deputetëve të Kosovës për takimin e Ohrit
23 Mars, 08:49
-
Tiranë/ Nis puna për rikonstruksionin e rrugës ‘Njazi Meka’
23 Mars, 08:43
-
Shokët e Luizit zbulojnë ‘prapaskenat’: Letrën e burrit të Oltës e ka shkruar Anaid Kaloti
23 Mars, 08:31
-
Ishte shpallur në kërkim për shitje narkotikësh, arrestohet 24-vjeçari në Ersekë
23 Mars, 08:28
-
Sot nis muaji i Ramazanit, Begaj: Agjërim të lehtë besimtarëve myslimanë, bashkoj me ju lutjet për më shumë begati
23 Mars, 08:28
-
‘Mos na incizo, na q….!’/ Sekseri kalon qytetarin në Portin e Vlorës me 170 euro! Pezullohen 3 punonjësit e policisë
23 Mars, 08:05
-
Tërmet në Korçë gjatë natës me magnitudë 4.4! Qytetarët në panik dalin nga banesat
23 Mars, 08:00
-
‘Kur ishin shtuar kontradiktat mes nesh dhe rusëve, aty erdhi Mehmet Shehu dhe…’/ Dëshmia e ish-ushtarakut, në vitin 1960
23 Mars, 07:51
-
Çfarë u arrit në takimin Xi-Putin në Moskë?
23 Mars, 07:48