Fjalimi i kryeministrit Edi Rama në Bordin e Paqes në Washington ka marrë vlerësime nga Partia Demokratike e Kosovës. Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, tha për mediat kosovare se Rama ishte “i jashtëzakonshëm” dhe se ndërhyrja e tij nuk ishte rastësore, por vazhdimësi e një qëndrimi të mbajtur prej kohësh.
“Edi Rama, kryeministri shqiptar ka qenë i jashtëzakonshëm, dhe thënë të drejtën kjo që bëri sot është një vazhdimësi. Edi ka qenë konsistent në këtë pikë. Unë kam qenë prezente bashkë me të kur ka qenë në Këshillin e Evropës, dhe ngjashëm pati mbajtur një fjalim jashtëzakonisht përmbajtësor, përmes të cilit pati dekonstruktuar komplet aktakuzën e rreme të Prokurorisë. Dhe sot në një forum të tillë, ku sytë e botës kanë qenë në Washintgon, kryeministri shqiptar e shpjegoi me precizitet padrejtësinë e madhe që po i bëhet Kosovës përmes procesit në Hagë, dhe bëri një lutje që të mos bëhet më keq”, tha Çitaku.
Gjatë fjalës së tij në Bordin e Paqes, Edi Rama kritikoi Prokurorinë e Hagës, për të cilën tha se ka dështuar t’i përmbahet standardeve demokratike të drejtësisë. Rama i kërkoi ndihmë Trump që të ndërhyjë në mbrojtjë të ish-krerëve të UÇK-së para shpalljes së vendimit, që pritet të merret këto muaj.
Komente










