111 vjetori i pavarësisë, Dredha: Rrugët e Vlorës janë plot, ka shqiptarë nga të gjitha trevat! Arifi: Lugina e Preshevës, një 'plagë', kërkojmë mbështetje

Ashtu si çdo përvjetor të ditës së pavarësisë, edhe sot Vlora u kthye në kryeqendrën e shqiptarisë në kuadër të 111 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë nga Ismail Qemali në 28 nëntor 1912.

Në një lidhje skype për “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv, kryebashkiaku i Vlorës Ermal Dredha ka dhënë detaje mbi organizimin e festimeve ditën e sotme. Ai tha se angazhimi për përgatitjet ka filluar prej datës 23 nëntor dhe se çdo gjë shkoi mirë përveç motit jo të mirë.

Mes të tjerash, kryebashkiaku theksoi se ka pasur një prezencë të shtuar nga shqiptarët e të gjitha trevave edhe për shkak të ofertave të mira nga shërbimet e hotelerisë së qytetit.

“Angazhimi ynë ka filluar prej datës 23 nëntor. Sot si qershia mbi tortë ishte edhe data 28 ku festuam për ngritjen e flamurit me prezencë të Begajt, Kurtit dhe Ramës. Gjërat shkuan shumë mirë përveç kohës që ishte jo aq e mirë sot.  Rrugët kanë qenë plot edhe sot edhe ditë më parë. Për shkak edhe të ofertave që ka vendosur biznesi i hotelerisë. Kemi pasur shqiptarë nga të gjitha trevat. Kemi pasur edhe prezencë të komunitetit arbëresh nga Italia. Ka pasur goxha prezencë të shtuar”- u shpreh Dredha.

Përveç festimeve, sot në “Studio Live” u diskutua edhe për situatën ku ndodhen shqiptarët sot në shtetet e Ballkanit ku jetojnë. Konkretisht në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut.

Kryebashkiaku i Luginës së Preshevës, Shqiprim Arifi tha se duhet më shumë vëmendje ndaj shqiptarëve që jetojnë në Serbi pasi ndaj tyre po ushtrohet një spastrim etnik me metoda administrative. Ai tha se nuk ofrohen shërbime civile ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe kërkoi më shumë lobim nga Kosova dhe Shqipëria në arenën ndërkombëtare.

“Lugina e Preshevës është një plagë që në vazhdimësi rrjedh plagë. Nëse një pjesë e trupt rrjedh gjak, atëherë i gjithë trupi nuk gjen dot rehat. Prandaj unë kërkoj më shumë nga Kosova dhe Shqipëria. Nga Kosova po injorohemi. Kritika ime nuk është vetëm ndaj Serbisë por autokritikë edhe brenda nesh. Kërkoj më shumë vëmendje dhe mbështetje ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës, kërkojmë më shumë lobim.

Sipas tij kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk po e ngre zërin për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës ndërsa nga ana tjetër ka pranuar asociacionin e komunave me shumicë serbe. 

Ndërsa kryetari i komunës së Zhelinës Blerim Sejdiu në Maqedoninë e Veriut tha se pavarësisht festimeve që sot po mbahen në komunën që drejton, gjuha shqipe ende nuk është zyrtare në RMV dhe shtoi se nuk lejohet flamuri shqiptar në institucionet qëndrore të vendit. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:17
Flamuri kuq e zi në Komunën e Preshevës, Shqiprim Arifi: E di që do gjobitem, Serbia nuk na lejon simbolet kombëtare

 

Në studion e Report Tv, kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi foli për aktin e guximshëm të tij, vendosjen e flamurit kuq e zi në godinën e Komunës.

Arifi tha se shteti serb do të marrë masa ndaj tij. Kryetari i Preshevës tha se pret të gjobitet nga Beogradi.

Serbia, tha, Arifi nuk i lejon shqiptarët e Luginës së Preshevës të përdorin simbolet kombëtare.

Ora 18:41
Dita e pavarësisë festohet edhe në SHBA, kryebashkiaku i Garfield në Nju Xhersi: Shqiptarët, komunitet shumë punëtor

 

Shqiptarët kanë festuar sot edhe në Boston të SHBA-ve për 111 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë ku u ngrit flamuri gjigand kuqezi. Në një lidhje skype për ‘Studio Live’ ishte edhe kryebashkiaku i Garfield në Nju Xhersi, i cili tha se shqiptarët përbëjnë 10% të popullsisë në këtë qytet dhe se janë ndër njerëzit më punëtorë.

Ndërsa korrespondenti i Report Tv në SHBA, Denjon Ndrenika tha se në Garfield ndodhen më shumë se 3500 shqiptarë që jetojnë.

Ora 17:45
Kryetari i komunës shqiptare në RMV: Diskriminohemi! Nuk kemi të drejtë të përdorim gjuhën shqipe në institucionet kryesore! Nuk lejohet as flamuri kuqezi

 

Blerim Sejdiu, kryetari i komunës së Zhelinës në Maqedoninë e Veriut në një lidhje ‘skype’ për “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv foli për festimet që po zhvillohen në komunën që ai drejton në kuadër të 111 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së vendit.

Përveç festimeve, ai foli edhe për problemet e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, duke nisur që nga fakti që gjuha shqipe nuk është gjuhë zyrtare në institucionet kryesore të vendit. Ai tha se flamuri shqiptar nuk lejohet të përdoret në institucionet qëndrore por vetëm në komunat ku shqiptarët përbëjnë mbi 50% të popullsisë.

“Në Maqedoni në institucionet më kryesore, ende nuk kemi të drejtë të përdorim gjuhën shqipe, as në prokurori, as në gjykata. As në përfaqësimet e shtetit në marrëdhëniet ndërkombëtare nuk kemi të drejtë ta përdorim dot. Në Kushtetutë gjuha shqipe nuk përmendet fare si e tillë por me nocion përçmues. Ne në një farë mënyre jemi pjesëtarë të një kombi që nuk ka emër.  Në komunë ku ka mbi 50% shqiptarë mundet të përdoret flamuri kombëtar por vetëm në komunë dhe jo në institucionet qëndrore. Nuk kemi të drejtë ta përdorim flamurin kombëtar”- tha Sejdiu.

Sipas tij, një faj për këtë pjesë kanë edhe shqiptarët që janë pjesë e qeverisë në Maqedoninë e Veriut pasi nuk bëjnë mjaftueshëm përpjekje për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve.

Ora 17:39
Arifi: Serbia na kërcënon me pasivizim të adresave! Kurti pranoi Asociacionin e serbëve por nuk ngre zërin për shqiptarët e Preshevës

 

Përveç faktit që sot shqiptarët nga të gjithë trevat u bashkuan në Tiranë dhe Vlorë për të festuar 111 vjetorin e pavarësisë, kryetari i komunës së Luginës së Preshevës, Shqiprim Arifi i ftuar në “Studio Live” në Report Tv ka deklaruar se ndaj shqiptarëve në komunën që drejton po bëhet një spastrim etnik administrativ.

Ai tha se shqiptarët janë të diskriminuar nga shteti serb dhe vazhdimisht nuk marrin asnjë shërbim administrativ nga qytetarët e tjerë.  

“Dita sot është edhe festive por duhet edhe diskutuar. Dita e sotme për ne në Preshevë sepse ne harroojmë si të gjithë shqiptarët në botë se jemi të diskriminuar. Që konsiderohemi nga shteti serb si qytetarë të klasës së dytë.  Shqiptarët po mbyten dalëngadalë në Preshevë, po ndodh një spastrim etnik burokratik në Luginën e Preshevës. Lugina e Preshevës është një plagë që në vazhdimësi rrjedh plagë. Nëse një pjesë e trupt rrjedh gjak, atëherë i gjithë trupi nuk gjen dot rehat. Prandaj unë kërkoj më shumë nga Kosova dhe Shqipëria. Nga Kosova po injorohemi. Kritika ime nuk është vetëm ndaj Serbisë por autokritikë edhe brenda nesh. Kërkoj më shumë vëmendje dhe mbështetje ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës, kërkojmë më shumë lobim”- u shpreh Arifi.

Sipas tij, shqiptarët janë të përçarë edhe në Luginën e Preshevës dhe kjo vjen sipas kryeministrit të Kosovës Albin Kurti. Ai u shpreh se Kurti pranoi asociacionin e komunave me shumicë serbe por nuk e ngre zërin për shqiptarët e Luginës. 

“Të gjithë anjkohemi për të, diçka nuk mund të jetë në rregull me Kurtin. Të na lërë rehat se merremi vetë me hallet tona. Nuk dorëzohemi ne ndaj serbëve edhe pse nuk kemi mbështetje”-tha kryebashkiaku i Luginës së Preshevës.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Baza ajrore e NATO-s në Kuçovë, a forcohet pozita e Shqipërisë në rajon?



×

Lajmi i fundit

Shkoi të përshëndeste kolegët dhe bie nga skela, 43-vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në Itali

Shkoi të përshëndeste kolegët dhe bie nga skela, 43-vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në Itali