Vlora strehoi qindra hebrenj, Spahiu: Një pjesë e historisë së qytetit lidhet me këtë komunitet! Së shpejti do ndërtohet muzeu

Një pjesë e historisë së qytetit të Vlorës lidhet ngushtë me komunitetin e hebrenjve. Vlora strehoi qindra hebrenj në tri periudha të ndryshme historike, tregon Skënder Spahiu, drejtor i muzeve në Vlorë.

Komuniteti hebraik i vendosur në Vlorë – ka pasur tri periudha kur është vendosur në këtë qytet.

“Ardhja e parë mendohet të jetë në periudhën e antikitetit nga një anije e mbetur në det si pasojë e një stuhie dhe zbritën në zonën e Zvërnecit, në Triport; ardhja e dytë është gjatë luftës së Spanjës, dhe ardhja e tretë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Komuniteti hebraik u mirëprit nga vlonjatët. Ata u pajisën me pasaporta shqiptare,morën gjuhën e zakonet tonatKy komunitet jetoi në Vlorë deri në vitet 1991–92, mbas ndryshimit të sistemit politik-ekonomik të vendit. Pjesa më e madhe u larguan drejt Greqisë dhe Polonisë apo drejt Izraelit të sotëm. Në Vlorë kanë jetuar 8 fise të komunitetit hebraik, edhe në Dukat, edhe në fshatin Trevllazër e Tragjas. Ata u strehuan dhe morën ambiente banimi. Në kujtim të tyre dhe të bashkëjetesës, në vitin 2006, Ministria e Kulturës shpalli monument kulture rrugën dhe godinat ku ata banuan,” thotë  Spahiu.

27 Janari është Dita e Përkujtimit të atyre që u burgosën dhe u internuan në kampet e përqendrimit.

“Pjesa më e ndëshkuar ka qenë komuniteti hebraik, jo vetëm në Aushvic apo në Mauthauzen, por në shumë kampe, gati 1.100 të tilla si pjesë e strukturës së ushtrisë gjermane. Nga qyteti i Vlorës u arrestuan dhe u internuan rreth 620 persona në kampe përqendrimi, si mësues, tregtarë, financierë, agronomë apo intelektualë të ndryshëm, të cilët u arrestuan në bazë të listave të hartuara nga prefekti i kohës”, tha ai.

Vlora ka dhe “Rrugën e hebrenjve”, ku banesat janë të stilit hebraik e në pronësi të familjeve hebraike, ndërsa pritet te nisë puna për një muze dedikuar jetës së këtij komuniteti në qytetin bregdetar.

R.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Adi: 27/01/2025 16:33

    Lëreni këto gjëra të kota e mbledhni mend njëherë.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq