VLORË - Një 65-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë të papritur teksa ishte duke udhëtuar me biçikletë në hyrje të qytetit të Vlorës.
 
Sipas policisë, xhemil Abazi rreth orës 12:00 është rrëzuar nga biçikleta dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
 
Policia nuk ka konstatuar shenja dhuna dhe dyshohet se vdekja ka ardhur për pasojë e një ataku kardiak.
 
Trupi i 65-vjeçarit është dërguar në morgun e qytetit dhe ekspertiza mjeko-ligjore priet të konfirmojë shkakun e vdekjes. Ndërkohë, policia po kryen të gjitha veprimet për sqarimin e rrethanave në lidhje me ngjarjen.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)