Vlorë, aksioni për ndalimin e personave të shpallur në kërkim, arrestohet një person

Vlorë, aksioni për ndalimin e personave të shpallur në kërkim, arrestohet një person

Sipas burimeve të raportuara policia e Vlorës, ka vijuar aksioni për kapjen dhe arrestimin e personave të shpallur në kërkim. Strukturat Policore të Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të punës për kapjen dhe ndalimin e personave  të shpallur në kërkim, kanë bërë të mundur ekzekutimin e Urdhrit të Ndalimit ndaj një personi të shpallur në kërkim në fushën e Krimeve ndaj Personit, konkretisht: Genti Bana, 33 vjeç, banues në Vlorë.

Për Genti Bana Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka caktuar masën e sigurisë ''Arrest në burg'', për veprën penale ''Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë''

Ngjarje ka  ndodhur më datë 15 prill të vitit të kaluar në lagjen ''Isa Boletini'',  ku personi në fjalë, Genti Bana ka tentuar të vrasë me mjete prerëse L.M. Ndërsa, materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme.


 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Sudja e plakur ulërin nga maja e pallatit e sudja e re vjen vërdallë' Rama sulmon Berishën e Topallin: Për këta Shqipëria s'do kishte kurrë reformën në drejtësi

'Sudja e plakur ulërin nga maja e pallatit e sudja e re vjen vërdallë' Rama sulmon Berishën e Topallin: Për këta Shqipëria s'do kishte kurrë reformën në drejtësi