Vlorë-Policia gjatë natës së sotme kanë finalizuar operacionin e drogës të koduar “Seven” në fshatin Velç të Vlorës, ku si rezultat janë arrestuar 7 persona dhe janë sekuestruar 155 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.
Bëhet fjalë për 29 vjeçarin Indrit Binaj, banues në qytetin e Vlorës,26 vjeçari Eriselda Rrënja, banuese në Llakatund, 56 vjeçari Vito Gashi, 28 vjeçari Enver Gashi, 52 vjeçari Xheladin Bushaj, 52 vjeç, banues të tre në Shushicë, 30 vjeçari Aleksandër Ajazi (Karçanaj), banues në Vllahinë, (organizator), dhe 55 vjeçari Tomorr Karçanaj, banues në Vllahinë, (bashkëpuntor).
Në fshatin Velç, në banesën e Tomorr Karçanaj, janë gjetur dhe sekuestruar nga Policia 100 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, në formë pluhuri e cila shërben për përgatitjen e lëndës narkotike në formë çokollate.
Punëtorët oshin duke mirëmbajtur dhe përgatitur lëndën narkotike.
Ndërsa në fshatin Vllahinë, në një tjetër banesë të Tomorr Karçanaj, në një nga mjetet në përdorim të djalit të tij Aleksandër Ajazi (Karçanaj), është gjetur një tjetër sasi lënde narkotike Cannabis Sativa me peshë 55 kg edhe kjo në formë pluhuri e cila shërben për përgatitjen e lëndës narkotike në formë çokollate.
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
/Shqiptarja.com

155 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa
4 sita që shërbenin për përgatitjen e lëndës narkotike në formë çokollate,
2 automjete, tip Mitsubishi e Benz, dhe
7 aparate celular.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë ndaj shtetasve të lartpërmendur për veprën penale të ''Prodhimi dhe shitja e narkotikëve e kryer në bashkëpunim'', të parashikuar nga neni 283/2 të Kodit Penal.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

VIDEO