Një pjesë e bimëve narkotike u gjetën të mbjella në fshatin Penkovë të Vlorës, të kultivuara nëpër 14 parcela (sipërfaqe toke pa pronar).
Ndërkohë, në një operacion të zhvilluar në Sarandë, Policia ka arrestuar në flagrancë për "Kultivimin e bimëve narkotike", 34-vjeçarin Mikel Mero, 34 vjeç, banues në Konispol.
Shërbimet e Policisë kanë bërë kapjen dhe arrestimin e tij pasi gjatë kontrollit të ushtruar në malin "Kalihore" pranë fshatit Vrinë Sarandë, janë gjetur të kultivuara rreth 330 rrënjë bimë narkotike të mbjella në 1 parcelë, të cilat nga hetimet e kryera rezultojnë të jenë në pronën e këtij shtetasi.
Policia bëri asgjësimin e tyre me anë të djegies me zjarr, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të tjerë.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com