Policia e Vlorës ka asgjësuar 16. 000 rrënjë kanabis sativa. Bimët janë gjetur të kultivuara në fshatrat Trevllazër, Llakatund, Tërbaç, Armen dhe Karroq, të mbjella në zona të vështira, kryesisht në mesin e pyjeve të dendura, përgjatë luginave të cilat u asgjësuan me anë të djegies.
 
Gjithashtu policia ka  arrestuar  në flagrancë 1 nga autorët, 1 tjetër shpallet në kërkim dhe 2 të tjerë procedohen në gjendje të lirë!

U proceduan në gjendje të lirë dy persona
 Xh.H., 54 vjeç, banues në Vlorë.
 D.B., 20 vjeç, banues në fshatin Llakatund, Vlorë.

Dy prej këtyre parcelave me rreth 6.000 bimë narkotike, janë gjetur të mbjella pranë fshatit Karroq të Sarandës.

Policia ka arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar për kultivimin e këtyre bimëve narkotike, shtetasin Gëzim Shena, 28 vjeç, banues në Gjirokastër.

Është shpallur në kërkim shtetasi R.K., 28 vjeç, banues në Vlorë.

Gjithashtu, pranë vendit të ngjarjes, Policia ka bllokuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
1 armë zjarri Automatik-model 54;
14 fishekë të kalibrit 7.62 mm;
1 automjet tip "Mitsubishi" me targë AA781LS;
 një motorçikletë pa targa,
të cilat dyshohet se kanë qenë në përdorim të dy shtetasve të mësipërm.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të implikuar në kultivimin e bimëve narkotike.

vlore

vlore

vlore

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)