VLORË –  Rreth 275 rrënjë bimë narkotike janë asgjësuar në tre fshatra të ndryshëm ndërkohë policia ka arrestuar njërin prej kultivuesve që i janë sekuestruar vetëm 5 rrënjë kanabis.
 
Gjatë kontrollit nga ana e policisë së qytetit bregdetar në fshatin Karbunare u gjetën 5 rrënjë bime narkotike te llojit kanabis me lartësi deri në 2 m të mbjella në afërsi të një banese. Pas asgjësimit të kësaj sasie kanabisi policia ka arrestuar pronarin e kësaj banese, 60-vjeçarin Shyqyri Fakaj. 
 
Ndërsa në fshatin Gjorm u zbulua një parcelë e mbjellë me 185 rrënjë bimë narkotike. Kanabisi me lartësi deri ne 1.8 m ishte kultivuar në tokë me  pronësi publike.
 
Në fshatin Lepenicë u zbulua një parcelë me 85 rrënje bimë narkotike e llojit kanabis. Lënda narkotike me lartësi deri në 1.8 m ishte kultivuar në tokë me pronësi publike.
 
Policia ka bërë me dije se është bërë dokumentimi i plotë ligjor si dhe asgjësimi me djegie i lëndës narkotike. Materialet procedurale i janë referuar organit të prokurorisë për ndjekje të mëtejshme.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)