Vlorë.-Policia e Vlorës zbuloi dhe asgjësoi sot 660 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa, ndërkohë që nisi hetimet per identifikimin dhe kapjen e personave që kanë lidhje me to.
Sipas burimeve zyrtare të policisë, kanabisi u asgjësua në afërsi të fshatit Gorisht të komunës Vllahinë, 35 km në lindje të Vlorës, gjatë një aksioni të strukturave përkatëse, në kuadër të planit të masave kundër kultivimit të bimëve narkotike.
Sipas policisë, bimët narkotike, të cilat ishin kultivuar në tre parcela në toka publike të zonave të pyllëzuara, ishin zhvilluar në një lartësi prej 2 metrash.
Pas djegies së kanabisit, u bë dokumentimi i plotë ligjor për këtë rast dhe ka filluar procedimi penal për identifikimin e autorëve.
Ky aksion, pason veprimet e policisë të muajve të fundit për asgjësimin e bimëve narkotike. Me aksionin e sotëm, numri i bimëve narkotike të asgjësuara nga policia e Vlorës gjatë 3 muajve të fundit, shkon në më shumë se 40 mijë. /ATSH/
/Shqiptarja.com