VLORE - Një aksion i policisë së Vlorës ka bërë të mundur asgjësimin e një parcele me 80 rrënjë kanabis sativa në territorin e fshatit Kropisht, në vendin e quajtur “Përroi i Blodit”.
 
Operacioni i koduar “Anticanabis” bëri të mundur asgjësimin e 80 rrënjët kanabis nga efektivët blu, të kultivuar sipas policisë në një sipërfaqe prej 250 m², ndërsa bimët ishin të gjata rreth 30 cm.
 
Ndërkohë policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit të lëndës narkotike, ndërsa materialet proceduriale i kanë kaluar prokurorisë për procedime të mëtejshme penale.
 
Aksioni i policisë, vjen në kuadër të nismës së marrë për parandalimin e kultivimit të kanabisit në të gjithë territorin e vendit.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)