Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Vlorë-Orikum, pranë vendit të quajtur “Kala”.

Një automjet tip “Audi” ka përplasur një nënë, e cila në momentin e aksidentit mbante në krahë një foshnjë 3-muajshe.

Fatmirësisht, foshnja ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa nëna ka pësuar lëndime të lehta.

Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.