VLORE-Policia dhe Delta Forcë në një operacion që po zhvillojnë në Jug të vendit kanë gjetur dhe sekuestruar një gomone pranë plazhit të Zvërnecit. Burime për Report Tv pohojnë se gomonia me dy motorë është e gjatë 8 metra. 

Ndërsa në zonë vijon aksioni për gjetjen e sasisë së drogës, pasi dyshohet se gomonia do të transportonte kanabis drejt Italisë. Pak ditë më parë në një aksion mes Shqipërisë-Italisë dhe Malit të Zi u bllokua një gomone dhe u arrestuan 3 malazezë, ndërsa në hetim janë edhe 3 shqiptarë.

gomonia

Informacion paraprak
Më datë 10.01.2018, Salla Operative e Kufirit dhe Migracionit Vlorë ka marrë njoftim se në vendin e quajtur ''Delisuf'', ndodhet i qëndruar një mjet lundrues tip gomone.

Shërbimet e Policisë Kufitare organizuan menjëherë punën dhe shkuan për verifikim dhe kontroll pranë vendit në fjalë ku kanë konstatuar të qëndruar në breg të detit mjetin tip gomone rreth 7-8 m i gjatë me dy motorra. Në mjetin lundrues nuk është konstatuar asnjë send apo objekt i kundërligjshëm.

Policia Kufitare Vlorë po punon në bashkëpunim me DVP.Vlorë, Delta Forcë dhe GdF për verifikimin dhe dokumentimin ligjor të rrethanave të ngjarjes nëse ka vepër penale ose jo si edhe për identifikimin e shtetasit/ve të cilëve u përket gomonia.

[gallery]25316[/gallery]

d.b/shqiptarja.com