Dyshohet se çifti ka ndërruar jetë 15 orë para se të gjendej i vdekur, ndërkaq besohet se në momentin e ngjarjes, burri po shihte Tv, ndërsa gruaja ishte shtrire ne divan. Ngjarja ka ndodhur në katin e dytë të një apartamenti në lagjen "Skelë", ku për shkak të asfiksisë nga gazi, ka humbur jetën nga asfiksimi çifti bashëkshortëve, Rrok Tata, 60 vjeç dhe Prenda Tata, 56 vjeçe.
Sipas informacioneve paraprake, çifti i bashkëshortëve kanë humbur jetën 15 orë para se t’u gjendeshin trupat, dhe vetëm sot janë gjetur nga komshinjtë që më pas kanë njoftuar policinë e Vlorës. Pas njoftimit nga banorët, zjarrfikësit dhe policia kanë prerë hekurat e ballkonit dhe kanë hyrë në banesë ku kanë gjetur edhe çiftin e të moshuarve pa jetë. Çifti i bashkëshortëve janë transportuar në morgun e Spitalit Rajonal të Vlorës për t'u kryer ekspertiza mjeko-ligjore dhe për të hedhur dritë mbi vdekjen e tyre.
[gallery]25169[/gallery]
Lajmet minutë pas minute nga ngjarja në Vlorë
Ora 12:30 Nxirren nga banesa trupat e pajetë, dërgohen në morgun e spitalit
Trupat e pajetë të Rrok Prenda Tatas janë nxjerrë nga banesa dhe janë transportuar për në morgun e spitalit të Vlorës ku do t'i nënshtrohen ekspertizës mjeko-ligjore për të saktësuar shkaqet e vdekjes.
Më datë 22.12.2017, rreth orës 11:15, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë se në një banesë në lagjen ''Pavarsia'', janë gjetur të pajetë dy shtetas.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë konstatuar se në banesën e shtetasit Rr.T., në lagjen ''Pavarsia'', si pasoje e asfiksimit të rrjedhjes së gazit janë gjetur të pajetë dy bashkëshortët Rr.T. 60 vjeç dhe P.T., 56 vjeç. Trupat e pajetë janë transportuar në morgun e Spitalit Rajonal Vlorë për tu kryer ekspertiza mjeko-ligjore.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Er.K-l.q/Shqiptarja.com

VIDEO







