Vlorë - Një 55-vjeçar është goditur me shkopinj e sende të forta në zonën e Lungomares mbrëmjen e kësaj të shtune.

 Sipas informacioneve paraprake i lënduari është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.

 Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të incidentit.