Vlorë/ Digjen dy makina gjatë natës në pronësi të një biznesmeni, zjarrvënia e qëllimshme! Ende nuk dihen shkaqet (VIDEO)

VLORË- Dy makina janë djegur në Vlorë pak pas mesnate. Mësohet se makinat janë në pronësi të 49-vjeçarit Arjan Gogo dhe dyshohet se zjarrëvënia është e qëllimshme.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 02:00 në fshatin Nartë. Ende nuk dihen arsyet përse u është vënë flaka dhe nuk ka asnjë gjurmë nga autori/ët.

Goga rezulton pronar i një restoranti në Nartë, por nuk dihet nëse kjo zjarrëvënie ka të bëjë me konkurrencën apo për ndonjë arsye tjetër. 

Nga kamerat e sigurisë është parë një person i maskuar me kapuç i cili ka spërkatur të dyja mjetet me lëndë djegëse duke u vënë më pas zjarrin. Personi është larguar më pas në afërsi të një zone me ullishte pas djegies. Në polici pronari i dy mjeteve ka deklaruar se nuk ka asnjë konflikt. Kamerat e sigurisë janë sekuestruar nga policia për vijim të hetimeve dhe për të bërë të mundur identifikimin e autorit.

Dokumenti që tregon pronësinë e restorantit të Arjan Gogo

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Le Figaro': Shqipëria, plazhet më të bukura të verës, nga Dhërmiu në Gjirin e Gramës

'Le Figaro': Shqipëria, plazhet më të bukura të verës, nga Dhërmiu në Gjirin e Gramës