Vlorë-Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Vlorës, ku një 40 vjeçar dyshohet sa ka kryer marrëdhënie me një vajzë 15 vjeçare.
Fillimisht dyshohet se Rinald Rakipaj, së bashku me të miturën dhe dy shoqet e saj, po ashtu të mitura kanë shkuar në një nga hotelet këtij qyteti, ku së bashku me një person tjetër i cili do të hetohet në gjendje të lirë kanë nxitur vajzat të komsumojnë drogë.
Në dëshminë e dhënë para hetuesve, adoleshentet kanë pohuar që kanë pirë lëndë narkotike, teksa kanë mohuar që të kenë kryer marrëdhënie seksuale.
Burime për Report Tv informojnë se është bërë ekspertiza mjeko-ligjore dhe pritet përgjigjia përfundimtare
40 vjeçari u arrestua pas denoncimit të bërë nga një prej prindërve të adoleshenteve.
"Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të DVP Vlorë ndaluan shtetasin Rinald Rakipaj, 40 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me të mitura” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”, pasi më datë 22.03.2025 dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 15-vjeçare. Gjithashtu, shtetasi Rinald Rakipaj dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin F. Q., 33 vjeç (për të cilin ka nisur procedimi penal për veprën penale “Nxitja për përdorimin e drogës”), ka nxitur 15-vjeçaren dhe dy shoqe të saj, 15 dhe 16 vjeçe, për të përdorur lëndë narkotike", informoi sot policia.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Xh.K/I.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Mars, 18:47
Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?
-
Shumë
6.6%
-
Pak
83.7%
-
Nuk e di
9.6%
Vota total: 301
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Plagosja e 17-vjeçarit në Sarandë/ Sherri dyshohet për një vajzë, babai i të plagosurit: Drejtësi ose do të bëj vetëgjyqësi! Autori: E qëllova për vetëmbrojtje me thikën e tij
28 Mars, 15:03
-
28 vite nga tragjedia e Otrantos/ Familjarët: S'ka drejtësi, shteti shqiptar s’na mbështeti! Ish-ushtaraku: Ata u trajtuan si armiq, u goditën me qëllim që të mbyteshin
28 Mars, 12:14
-
Autor të disa vjedhjeve, arrestohen 2 skifterët në Vlorë
28 Mars, 12:01
-
Borsh/ 50 familje në protestë: Kadastra na ka bllokuar certifikatat e pronësisë! Shteti ia ka dhënë tokën Komunitetit Mysliman
27 Mars, 17:31
-
Sherr mes adoleshentëve në Sarandë/ 17-vjeçari plagoset tre herë me thikë nga bashkëmoshatari
27 Mars, 17:28
-
Prej disa ditësh pompat e hidrovorit jashtë funksionit, Vlora rrezikon të përmbytet sërish
27 Mars, 13:27
-
Në hotel me 40-vjeçarin, 15-vjeçarja thith kokainë, shoqja e filmon! Report Tv zbardh detaje të ngjarjes së rëndë! Gjykata lë në burg Rinald Rakipajn
27 Mars, 12:18
-
I dënuar me 8 vjet burg në Itali për trafik droge, arrestohet 40-vjeçari në Vlorë! Pritet ekstradimi drejt vendit fqinj (EMRI)
27 Mars, 11:19
-
Zyrtare/ Humbja në Vlorë, Flamurtari shkarkon trajnerin! Gjen menjëherë zëvendësin
27 Mars, 10:41
-
Akuzohet se nxiti të miturat të konsumojnë drogë, lihet në burg 40-vjeçari në Vlorë! Mohon të ketë kryer marrëdhënie seksuale
27 Mars, 10:25
-
Vlorë/ Vodhën tre banesa dhe një automjet në fshatin Fitore, 1 i arrestuar dhe 2 të tjerë në kërkim (EMRAT)
27 Mars, 09:21
-
Vlorë/ Zjarri shkrumbon lokalin në Novoselë, dëme të shumta materiale! Shkak dyshohet shkëndija elektrike (VIDEO)
25 Mars, 19:40
C'pune kane tre 15-vjecare te kene shoqeri me nje 40-vjecar?!
PërgjigjuJA BERI PUCIN NJE CUN I LAGJES E MORI NE QAF