Një relacion i Shërbimit Informativ Shtetëror i dorëzuar në mesmuajin Korrik 2016 pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, i cili flet për veprimtarinë e dyshimtë dhe lidhjet me trafikantët të oficerëve të Policisë së Shtetit, ka shërbyer si indicie për prokurorinë,që të rregjistrojë disa procedime penale për oficerë policie të dyshuar.
Një nga këto procedime ka qenë dhe për oficerin e sketorit kundër krimit ekonomik në policinë e Vlorës Renaldo Avduli, për të cilin SHISH kishte informuar prokurorinë se mbante kontakte të vazhdueshme me kontigjentë kriminalë, kryesisht në trafikun e drogës.
Fillimisht çështja është trajtuar nga kryeprokurori i Krimeve të Rënda Besim Hajdërmataj dhe më pas në këtë dosje hynë dhe dy prokurorë të tjerë Vladimir Mara dhe Ened Nakaçi. Hetimet tre mujore kanë provuar dyshimet e nënvizuara në relacionin e SHISH për aktivitetin e oficerit të policisë Renaldo Avduli.
Madje prokuroria, ka faktuar se ai ka qenë në rol drejtuesi së bashku me dy personat e tjerë tashmë të arrestuar Shkëlqim Koçiaj dhe Taulant Haxhiraj.
Këta dy të fundit njihen në Vlorë si biznesmenë, pasi zotërojnë disa lokale dhe biznese të tjera. Avduli, Haxhiraj dhe Koçiaj janë drejtuesit e këtij grupi kriminal që kontrollonte disa parcela në zonën mes fshatrave Vazhdanisht dhe Treblovë.
Tre urdhëra arresti
Nga bisedat e përgjuara dhe mbajtja në vëzhgim për disa kohë të tre personave të sipërcituar, prokurorët kanë arritur në përfundimin se ata së bashku me oficerin e policisë zotëronin parcela me drogë, të cilat njëherësh dhe i survejonin në distancë.
Kjo pasi sipas prokurorisë, ata kanë konsumuar biseda me njëri-tjetrin duke u interesuar herë pas herë për lëndën narkotike, operacionet e asgjësimit të drogës nga policia afër zonës ku ata kishin kultivuar drogën, si dhe flisnin për pagesat e punëtorëve që shërbenin pranë këtyre parcelave, pasi tashmë kishte nisur procesi i tharjes së drogës. Megjithëse pjesa më e madhe e këtyre bisedave ka qënë me terma të koduar, prokuroria e Krimeve të Rënda nuk e ka pasur të vështirë të kuptojë qëllimin e këtyre bisedave.
Nisur nga kjo situate dy ditë më parë, prokuroria ka lëshuar fillimisht tre urdhër-arresti, dy për Shkëlqim Koçiaj dhe Taulant Haxhiraj, e tjetra për oficerin e policisë Renaldo Avdulin. Urdhëri për arrestimin e tij, ka mbërritur në drejtorinë qëndrore të SHÇBA, pranë ministrisë së Brendshme, por nuk është ekzekutuar pasi Avduli është njoftuar nga kolegët e tij në Vlorë dhe menjëherë është larguar në drejtim ende të paditur.
Kapja 4 të tjerëve
Teksa policia e Vlorës ka bërë arrestimin e dy drejtuesve të këtij grupi Shkëlqim Koçiaj dhe Taulant Haxhiraj, forca të FNSH dhe agjentë të antidrogës janë nisur drejt parcelave me drogë në zonën mes fshatrave Vazhdanisht dhe Treblovë.
Pikërisht në këtë vend janë arrestuar dhe 4 persona të tjerë, si Arjan Hasanaj, Klajdi Imeri, Xh.B të gjithë pjesë e grupit kriminal. Ndërkohë në pranga është vënë dhe Albert Aliaj që shërbente si punëtor, ndërsa të tjetër ishin për të garantuar sigurinë e parcelave me drogë dhe 6 kasolleve ku thahej lënda narkotike.
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com