Vlorë,familja Meminaj prej vitesh në
varfëri,Klosi:Strehim dhe punësim

Vlorë,familja Meminaj prej vitesh në<br />varfëri,Klosi:Strehim dhe punësim
Një familje prej pesë anëtarësh në Akërni të Vlorës prej vitesh jetojnë në kushte të mjerueshme. Ata nuk kanë një çati mbi kokë por një ngrehinë pa dyer e dritare që i rrezikon jetën në çdo moment.

Kryefamiljari Genci Meminaj dhe bashkëshortja e tij Arta bëjnë apel për ndihmë, pasi e kanë të pamundur që të sigurojnë jetesën e tre fëmijëve të tyre.

Këtë të hënë në banesën e tyre ishte edhe ministri i mirëqenies Blendi Klosi si dhe kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli. Teksa vuri në dukje se kjo nuk është e vetmja familje  varfër në vend, ministri Klosi deklaroi se dikasteri që ai drejton do të jetë pranë këtyre familjeve duke i siguruar strehim si dhe mundësi për punësim dhe ndihmë ekonomike. 
 
Por atë që shteti nuk mund tua japi dot këtyre familjeve është respekti nga të tjerët, pasi siç shprehet edhe Arta Memini, për shkak të kushteve ekonomike dhe gjendjes së rënduar të familjes, komuniteti i përbuz.
 
Teksa mori premtimin për ndërtimin e banesës ku jeton nga ana e ministrit Klosi, vajza e sëmurë e kësaj familje i dhuroi atij një ikonë  të Shenjtores Nënë Terezë.

familja e varfer vlore

familja e varfer vlore

familja e varfer vlore
Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!