Një breshkë deti është gjetur e ngordhur pasditen e sotme në plazhin e Zvërnecit në Vlorë.
Breshka kishte dëmtime në trup dhe shenja gjaku, ç’ka ngre dyshime se mund të jetë goditur nga ndonjë skaf apo mjete të tjera lundruese që qarkullojnë në zonë.
Breshkat detare janë specie të rralla dhe të mbrojtura, të cilat rrezikojnë zhdukjen.
Ngjarje të tilla përbëjnë një kërcënim serioz për faunën detare në gjirin e Vlorës, ndërsa kërkohet më shumë kujdes dhe kontroll nga autoritetet, por edhe nga organizata të ndryshme për lundrimin pranë zonave bregdetare, ku këto specie jetojnë.
Komente









