Vlorë/ I vodhi me dhunë çantën një të huaje, në pranga 17 vjeçari

Vlorë/ I vodhi me dhunë çantën një të huaje, në pranga 17 vjeçari

Arrestimi i 17 vjeçarit nga policia

Vlorë-Policia në Vlorë ka arrestuar dy persona për vepra të ndryshme penale. Një 17-vjeçar u vu në pranga, pasi akuzohet për vjedhje me dhunë, ndërsa, një tjetër i ri u prangos, pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së kallëzimit nga një shtetase filipinase, se një shtetas i kishte vjedhur me dhunë, në rrugë, çantën me një shumë parash dhe sende personale, arrestuan personin me inicialet O. S., 17 vjeç, banues në Vlorë.

Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale çantën, me një celular, dokumente identifikimi dhe disa karta banke.  

Ndërkohë, policia ka vënë në pranga edhe 42 vjeçarin me inicilaet A. L., banues në Vlorëm për armëmbajtje pa leje.

‘Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, me vendimin e datës 21.04.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”’, njoftoi sot policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për të dyja rastet, për veprime të mëtejshme.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 09/01/2025 04:46

    Kete birbon e vogel ka per t'a amnistuar Rama kur te beje prape pazar me Berishen edhe pse duke i vjedhur canten filipinases,i prishi pak imazhin tone /turistik/ qe kryeministri jone perpiqet per dite t'a reklamoje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

'Ura për Shqipërinë 2030', disa nga projektet në Tiranë për shfrytëzimin e aseteve publike dhe infrastrukturën e re për administratën dhe sipërmarrjen

'Ura për Shqipërinë 2030', disa nga projektet në Tiranë për shfrytëzimin e aseteve publike dhe infrastrukturën e re për administratën dhe sipërmarrjen