Pas shembjes së mureve rrethuese dhe disa godinave njëkatëshe, aksioni i IKMT në Vlorë ka vijuar me shembjen e disa objekteve dykatëshe pranë prefekturës, e cila është edhe zona më problematike.
Deri tani janë shembur 90 objekte, nga 100 që janë parashikuar në total. Vetëm 54 prej tyre do të shpronësohen.
Aksioni u ndoq edhe nga kreu i IKMT, Dallëndyshe Bici. Ajo theksoi se aksioni do të vijojë deri në shembjen e të gjitha objekteve që pengojnë projektin e unazës së re të qytetit.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO