VLORE - Në qytetin bregdetar të Vlorës jeta e natës ngelet një prej atraksioneve në këto ditë të nxehta vere. I cilësuar si nje prej qyteteve me kapacitetet më të mëdha turistike në Shqipëri, Vlora nuk ofron vetëm diell dhe det. 

Mbrëmjet buze detit, marrin një tjetër dimension kur ato shoqërohen me frutat ekzotike të një kokteili dhe rritmet e muzikës që bëjnë të kërcesh. 

Të rinjtë nga Vlora dhe qytetet e tjera të vendit, si dhe pushuesit e huaj duket se në mbrëmje i bashkon dëshira për të kërcyer e argëtuar, dhe pse jo edhe dëshira për të konsumuar alkool.

Vlora çdo vit pret më shumë se 10 mijë pushues, duke iu ofruar atyre forma të ndryshme argëtimi gjatë mbrëmjes. Për familjarët mbrëmjet buzë detit shijohen me një gotë vere dhe ushqim të mirë, ndërsa për të rinjtë diskotekat dhe klabet e natës ngelen tendencë.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)