Vlorë, 4 Shtator/ATSH-Harilla Koçi/.-Policia e Vlorës kapi të enjten 13 shtetas të huaj, të cilët kishin hyrë klandestinë në Shqipëri, me synim për të udhëtuar drejt Perëndimit përmes Malit të Zi.
Burime zyrtare të policisë lokale bënë të ditur për ATSH-në se, shtetasit e huaj nga Eritrea, Siria e Sudani, që po transportoheshin me një automjet tip furgon në drejtim të Malit të Zi, u shoqëruan në komisariat ku do të kryen procedurat e rikthimit të tyre.
Policia arrestoi në kushtet e flagrancës drejtuesin e furgonit, 24 vjeçarin K. Hasjaj, i cili akuzohet për veprën penale të dhënies së ndihmës së paligjshme.
Mendohet se shtetasit e huaj kishin hyrë në Shqipëri nga Greqia, përmes pikës së kalimit kufitar të Kakavijës./a.g/