Policia e Vlorës ka sekuestruar gjatë operacionit të koduar "Tragjasi" një sasi lënde narkotike prej 74.7 kg Cannabis-Sattiva si dhe një automjet tip “Nisan-Navara”, me targa AA341IE të braktisur në vendin e quajtur “Maruka” në fshatin Dukat.

droga

Sipas policisë, droga u gjet pranë automjetit në pronësi të Krenar Bitraj, 24 vjeç, banues në fshatin Tragjas, Vlorë, i cili është shpallur në kërkim.

droga

Lënda narkotike në formë gjethe dhe boçe, e ndarë me 15 thasë me thurrje ishte hedhur në afërsi të makinës, pasi 24-vjeçari kishte pikasur se po ndiqej nga policia.

krenar

droga vlore

Policia ka sekuestruar lëndën narkotike dhe automjetin tip “Nisan-Navara”, ndërsa po punohet për kapjen e autorit dhe zbulimin e personave të tjerë të implikuar  në këtë ngjarje.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)