VLORË-Një tjetër karburant është grabitur mëngjesin e sotëm në rrugën e vjetër Vlorë-Novosel.
 
Dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë kërcënuar rojen e karburantit me inicialet A.L. duke i kanë marrë 35.000 lekë të vjetra.
 
Pas grabitjes ata janë larguar me shpejtësi për të humbur gjurmët, ndërsa policia ka ngritur pika të shumta kontrolli për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
 
Aktualisht policia sekuestruar kamerat e sigurisë dhe po merr në pyetje rojen për të identifikuar autorët e grabitjes.
 
Por nga hetimet e para rezulton se është i njëjti grup që vepron në Jug të vendit, pasi më parë janë grabitur edhe disa karburante të tjera. 


dy.b/shqiptarja.com