Libri "Metastazë në blu" e autorit Eqerem Canaj, shënon edhe përfundimin e ciklit të tetralogjisë të shkrimtarit vlonjat, në krijimtarinë e të cilit përfshihen edhe 7 libra të tjerë të kësaj gjinie.
"Metastazë në blu", pasqyron dhe reflekton probleme të kohës. Aktualiteti i ngjarjeve që zhvillohen në të shfaqet jo vetëm nga problematika, por edhe nga mesazhet që ai përcjell.
Një qytet pa emër diku në Shqipërinë e pas viteve 1990-të është edhe vendi ku jetojnë dhe ravijëzohen personazhet. Ata janë njerëzit që ndeshim çdo ditë në rrugë, në qytet, jashtë tij, në ekranet e televizioneve, në podium, me dhe pa "background" të spikatur shoqëror, apo më gjerë. Ata janë protagonistë të gjithçkaje që ndodh, të jetës që pulson dukshmërisht dhe të asaj që rrjedh nën këmbët tona, por që ne nuk arrijmë ose nuk duam ta shohim.
Autori na ndihmon ta shohim atë, përmes një udhërrëfimi të natyrshëm që e zbulojmë në 177 faqet e këtij romani. Zbulojmë metastaza që ngërthejnë të përditshmen tonë, që mishërohen tek njerëz që ndryshe shfaqen dhe ndryshe janë në të vërtetë, tek ata që duket se kanë fatin e shumëkujt në dorë, por që në të vërtetë mbajnë të shtërnguar vetveten. "Në qytetin V., ngrihet Instituti "Online", ripërtëritje e "shkollave" tretur nëpër gjasa kohe. Një riorganizim i kamufluar. Dhe perfekt. ...Teatri luhet keq. Librat ndër rafte dridhen....". Mjafton ky pasazh i fshehur diku në rreshtat e librit për të perceptuar vëmendjen e autorit dhe besimin e tij, se shoqëria do të hyjë në rrjedhën e saj të natyrshme.
Duke iu referuar romanit, Canaj thotë se askërkund në letërsi këta personazhe s'ngjajnë, ndaj dhe bëmat e tyre janë të tjetërllojta, se janë burimi i metastazave të gjakut. Romani është një metaforë tronditëse e një qyteti ku klithmat dalin gjëmimtare ...edhe nga shpirti i Ujanës(detit) dhe për rrjedhojë, romani i Eqerem Canajt është një prurje e re në letërsinë e sotme shqipe.
Eqerem Canaj me një përvojë krijuese mbi 35 vjeçare vazhdon të mbetet ende aktiv në jetën letrare në qytetin e Vlorës dhe më gjerë. Në arkivën e tij përfshihen mbi 20 botime, në prozë, poezi, dramë etj. Në tetralogjinë e tij spikasin mes të tjerash romanet "Njeriu me nofulla të hekurta", "Kënga e thyer", "Ethet e gjakut", "Disku i artë", "Qyteti i Rugjinës", "Kështjella mbi ujanë", "Zonja mëmë"./ATSH/
/Shqiptarja.com