Vlorë/ Ministrja Koçiu: Vrasja Liridona Murselit na kujton se sa shumë punë duhet të bëjmë për shoqërinë, 11 gra janë vrarë nga bashkëshortët gjatë 2023 në Shqipëri

Vlorë/ Ministrja Koçiu: Vrasja Liridona Murselit na kujton se sa shumë punë duhet të bëjmë për shoqërinë, 11 gra janë vrarë nga bashkëshortët gjatë 2023 në Shqipëri

Albana Koçiu

Vrasja e 30-vjeçares kosovare, Liridona Murseli, ka tronditur mbarë opinionin publik në Kosovë dhe Shqipëri, duke vënë në pah "fenomenin" e dhunës ndaj grave dhe vajzave në familje.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, gjatë një takimi të zhvilluar ditën e sotme, në Vlorë, mbi sensiblizimin kundër dhunës ndaj grave, u shpreh se 11 raste vrasje grash nga bashkëshortët janë evidentuar gjate vitit te fundit në vendin tonë.

“Vrasja tronditëse më e fundit e ndodhur në Kosovë, ajo e Liridona Murselit na kujton për fat të keq se sa shumë punë duhet të bëjmë për shoqërinë tone, për të çrrënjosur këtë fenomen”, theksoi ministrja.

Ndërkohë gjatë tre viteve fundit vetëm në qendrën e rehabilitimit “Vatra” ne Vlorë janë referuar 1074 raste te viktimave te dhunës me bazë gjinore dhe viktima të trafikimit njerëzor.

86 % e tyre kanë qenë gra dhe vajza. Në 307 raste nga këto, 1074 janë fëmijë .

Ndërkohë në rang kombëtar për vitin 2022 janë 2940 raste të raportuara për dhunë në familje, 143 raste te dhunës seksuale, nga te cilët 117 gra dhe vajza, si dhe 26 djem .

Po ashtu, janë denoncuar 178 dhunues te krimeve seksuale .

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, gjatë takimit,  u shpreh se do të ketë një bashkëpunim të frytshëm me të gjitha qendrat e rehabilitimit për luftimin kundra dhunës me bazë gjinore.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë