VLORE- Përdorimi i substancave me përmbajte narkotike nuk po njeh limit moshe. Ky fakt bëhet i ditur nga mjeku toksikolog në Vlorë, Aldi Duda, i cili thekson se përdorimi i lëndëve narkotike ka zbritur në moshat 14 vjeç. Por mjeku toksikolog shprehet se ka edhe nga ata që përdorin droga të rënda siç janë heroina dhe kokaina, çka i bën të varur prej tyre.
Sipas mjekut toksikolog, “pranë Spitalit të Vlorës janë paraqitur shumë përdorues, por duhet t’i klasifikojmë në të rregullt, përdorues fillestarë dhe ata e kanë provuar për herë të parë”.
Këshilla e mjekut është që në rastet kur personi që konsumon lëndë narkotike bëhet i pavetëdijshëm, duhet që të paraqitet sa më parë tek mjeku.
Redaksia online
(Shqiptarja.com)

LAJMET MË TË VLERËSUARA
VIDEO