Vlorë, nxjerr jashtë gruan me fëmijën
1 vjeç e gjysëm, pranga burrit

Vlorë, nxjerr jashtë gruan me fëmijën<br />1 vjeç e gjysëm, pranga burrit
VLORË - Nxjerr gruan dhe fëmijën vetëm 1 vjeç e gjysëm nga banesa, arrestohet një 30-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në Vlorë dhe policia lokale ka arrestuar, Erion Pushajn, pas denoncimit të bërë nga bashkëshortja e tij.

Policia ka bërë të ditur se, 30-vjeçari Pushaj ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe më pas e ka nxjerrë atë dhe fëmijën e vet (1 vjeç e 7 muajsh) me dhunë nga banesa. Pas arrestimit, gjatë kontrollit të banesës i është gjetur një armë zjarri tip pistoletë si dhe një pushkë sportive që i mbante pa leje.

Sipas policisë, Pushaj është arrestuar në flagancë në akuzën e 'dhunës në familje", "braktisja e fëmijës”, “armëmbajtje pa leje” dhe “mbajtje pa leje e armëve sportive". Dosja me materiale në ngarkim të të arrestuarit i është dërguar Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme penale.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Kush po i nxit 'kosovarët' të ndjehen superior dhe ta urrejnë Shqipërinë?

Kreshnik Spahiu: Kush po i nxit 'kosovarët' të ndjehen superior dhe ta urrejnë Shqipërinë?