VLORE - Policia e Vlorës ka arritur të parandalojë një vrasje brenda familjes ndërsa ka vënë në pranga 50 vjeçarin Meridjan Myslymi i cil dyshohet se po tentonte të vriste gruan e tij.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Drashovicë, në Vlorë ku pas një konflikti në familje, 50 vjeçari ka tentuar të vrasë gruan e tij. Në këtë moment ka ndërhyrë policia, e cila pas marrjes së informacioneve në rrugë operative, ka arritur të parandalojë krimin, duke vënë në pranga autorin.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, policia ka zbuluar dhe sekuestruar një armë zjarri automatik, 3 kallëpe tritoli si dhe 1300 fishekë.
Mësohet nga policia se 50 vjeçari Meridjan Myslymi kishte përzënë nga shtëpia gruan e tij tek prindërit e saj. Po ashtu policia informon se 50 vjeçari e kishte kërcënuar gruan e tij me vdekje nëse ajo do të kthehej sërisht në shtëpinë e tij.
Ky fakt mësohet nga bashkëshortja e Meridjan Myslymit e cila rrëfeu këtë konflikt para uniformave blu të qytetit bregdetar.
Sipas të dhënave paraprake, mësohet se çifti ka rreth 10 vjet të martuar së bashku, dhe nuk kanë fëmijë, por që muajit qershor 2014, ata kishin mosmarrëveshje me njëri-tjetrin.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë në Vlorë për veprat penale të "Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municioneve" si dhe të "dhunës në familje".

(Në foto: Armët dhe fishekët që ju gjetën 50 vjeçarit Myslymi në banesë)

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO