VLORE - Një çift francez ka humbur kontaktet në zonën midis Karaburunit dhe Llogorasë.
Çifti ishte nisur sot në mëngjes, por gjatë mbrëmjes së sotme kanë humbur rrugën. Policia dhe punonjës të zonave të mbrojtura janë duke kërkuar.
Pjesë e grupit të kërkimit janë dy punonjës së Zonave te Mbrojtura që njohin terrenin si dhe një punonjës i policisë se postës se Orikumit, informon gazetari i Report TV, Armand Xhelili.
Komento