Vlorë,policia zbulon 725 kg drogë
në vilë 4 katëshe, dy të arrestuar
VIDEO/Operacioni i koduar 'Mesnata'

Rreth 725 kg lëndë narkotike e llojit kanabis është sekuestruar nga policia gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme në Vlorë në vijim të operacionit të koduar "Mesnata". 

Droga është gjetur në një vilë katërkatëshe në lagjen "24 Maji" e cila shfrytëzohej për banim dhe biznes, ndërsa janë arrestuar si posedues të saj dy persona Artan Kalemi, 34 vjeç dhe Xhemil Kalemi, 41 vjeç, të dy banues në Vlorë. 

Pas peshimit, lënda narkotike rezultoi të ishte 725 kg e 200 gr. Gjithashtu janë sekuestruar edhe dy automjete të cilët dyshohet se do përdoreshin për transportimin e kanabisit. 

Operacioni është kryer nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, në bashkëpunim me repartin "Delta Forcë".

Sekuestrimi i 725 kg droge në Vlorë vjen një ditë pas operacionit të policisë italiane në brigjet e San Bendetos ku u kapën 2.3 ton lëndë narkotike e dushuar me origjinë nga Shqipëria. 

[gallery]23739[/gallery]
Njoftimi i Policisë:
Vijojnë kontrollet në kuadër të Planit Operacional Kombëtar për evidentimin dhe goditjen e rasteve të prodhimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, si dhe për sekuestrimin e pasurive të përfituara nga aktiviteti kriminal.

Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar '' Mesnata''

Sekuestrohen 725 kg e 200 gr lëndë narkotike Cannabis Sativa si dhe dy automjete.

Vijojnë procedurat për verifikimin dhe sekuestrimin e një vile banimi dhe një ambienti biznesi në pronësi të shtetasit, të cilit iu gjet lënda narkotike.

Arrestohen në flagrancë dy shtetas

Operacioni nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, në bashkëpunim me repartin "Delta Forcë".

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Planin Operacional Kombëtar për evidentimin dhe goditjen e rasteve të prodhimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, si dhe për sekuestrimin e pasurive të përfituara në mënyrë të paligjshme, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë në bashkëpunim me repartin "Delta Forcë" kanë arritur të finalizojnë me sukses operacionin e koduar "Mesnata".

Operacioni është zhvilluar në lagjen ''24 Maji'', në një banesë 4 katëshe, në pronësi të shtetasit Artan Kalemi, ku në katin e dytë dhe të katërt të banesës është konstatuar dhe sekuestruar nga policia një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa me peshë totale prej 725 kg e 200 gr.

Gjithashtu janë sekuestruar dy automjete.

Si rezultat i operacionit janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

Artan Kalemi, 34 vjeç, banues në Vlorë,

Xhemil Kalemi, 41 vjeç, banues në Vlorë, i cili në përfundim të hetimeve rezultoi i përfshirë në këtë vepër penale.

Njëkohësisht në bashkëpunim me Prokurorinë, Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në D.V.P.Vlorë po vijojnē verifikimet dhe veprimet, me qëllim sekuestrimin e vilës dhe një ambienti biznesi, për të cilat dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal në fushën e narkotikëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Incident i ‘madh’ kibernetik, hakerat kinezë depërtojnë në kompjuterat e Departamentit të Thesarit

SHBA/ Incident i ‘madh’ kibernetik, hakerat kinezë depërtojnë në kompjuterat e Departamentit të Thesarit