VLORE- Një 28-vjeçare nga Vlora e dënuar nga Gjykata e Tiranës me 13 vite burg për mashtrim është arrestuar ditën e sotme. Alda (Elda) Kacaj, mashtronte qytetarët me vizat amerikane, duke i marrë para kundrejt nxjerrjes së vizave për në SHBA.
 
Arrestimi i 28-vjeçares është bërë paraditen e sotme rreth orës 10:30 në vendin e quajtur “Skelë”, në Vlorë nga Seksioni i Kërkimit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë.
 
Kacaj ishte dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me 13 vjet burgim për veprën penale të “Mashtrimit me pasoja të rënda me shumë së një herë”.
 
Ndaj 28-vjeçares, Alda Kacaj, u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)