Vlorë- Prezantohet Plani i Integruar Ndërsektorial i Bregdetit

/ATSH-Gjergji Mima/ - Ministria e Zhvillimit Urban prezantoi sot nga qyteti i Vlorës një prej planeve më të rëndësishme për zhvillimin ekonomik dhe territorial të vendit: Planin e Integruar Ndërsektorial të Bregdetit.
Në dëgjesën publike me ekspertë dhe qytetarë, organizuar në teatrin "Petro Marko", mori pjesë zv.kryeministri Niko Peleshi, kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, kryetari i bashkisë së Himarës, Gjergji Goro, drejtues të GIZ në Shqipëri, deputetë të zonës si edhe specialistë të urbanistikës dhe planifikimit.
Për zv.kryeministrin Peleshi, jo rastësisht Plani i Bregdetit po prezantohet në Vlorë. "Keqkuptimi i madh i ndryshimit të sistemeve ka qenë raporti me të përbashkëtën. Vlora është në anën e atyre zonave që përfituan energjinë më të madhe të sistemit të ri. Kjo zonë është një prej 26 njësive vendore do mbështetet nga MZHU për hartimin e planit te përgjithshëm vendor. Ka ardhur koha e trajtimit të zhvillimeve në territor", tha Peleshi.
"Ky plan orientohet nga një parim optimist: pranë cdo problemi gjendet edhe mundësia për zgjidhje. Në 20 vite në bregdetin shqiptar zhvillimet kanë qenë të paplanifikuara. Ka sektorë, si ndërtimi apo arsimi ku do duhen dhjetra breza pët ta rikhtyer në gjendjen e mëparshme. Simboli I clirimit të zaptimit të hapësirave informale ka nisur nga Vlora për të ndërtuar në të gjithë vendin një kulturë të re. Është fillimi I një kohë të re, ku politika e gjithë bashkë të përqafojë disa reforma, të cilat nuk I vlejnë vetëm një qeverie. Duhet të krijohen kushtet që cdo qeveri të punojë në të ardhmen e paqenë e sulmuar nga nga ndërtimet pa leje", vijoi zv.kryeministri.
Ministrja Eglantina Gjermeni në fjalën e saj tha se, 3 planet kombëtare, pjesë e të cilave është edhe Plani I Integruar për Bregdetin do të udhëheqin zhvillimin ekonomik, social, mjedisor, mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore të vendit deri në 2030.
"Ky vizion do të arrihet duke specializuar vijën bregdetare në 4 rajone: rajoni natyror Velipojë Durrës; rajoni ekonomik Tiranë - Durrës; rajoni bujqësor Durrës- Vlorë dhe rajoni turistik dhe kulturor, Vlorë Konispol. Kësisoj për herë të parë turizmi do të orientohet sipas karakterit të rajonit bregdetar", tha Ministrja në fjalën e saj, duke nënvizuar si me rëndësi të madhe kontributin e qytetarëve dhe ekspertëve në përmirësimin e draft dokumentit.
"Komunikimi me qytetarët i bën këto dokumenta më të kuptueshëm duke i kthyer nga teori në një produkt të prekshëm. Në funksion të këtij qëllimi kemi menduar që planet ti bëjmë interaktive. Pra i kemi publikuar në një faqe të posaçme online ku sejcili prej jush mund të japë sygjerime dhe propozime për ti përmiresuar këto draft dokumente", deklaroi ministrja Gjermeni.
Vizioni i PINS të Bregdetit bazohet në binomin det-toke, aset i rëndësishëm kombëtar dhe pjesë e integruar e rrjetit mesdhetar: Hapësire e mirë menaxhuar ku harmonizohen kërkesa për zhvillim ekonomik, dhe vlerat lokale me domosdoshmërinë e mbrojtjes së aseteve kulturore, natyrore dhe historike destinacion autentik, i shumllojshëm dhe i pastër.
Plani për Bregdetin është asistuar me ekspertizë dhe financim të GIZ, drejtori ekzekutiv i të cilit, Hans Juergen Cassens, në fjalën përshëndetëse vlerësoi punën e bërë për të parin dokument që vendos mbi baza të shëndosha zhvillimin e qëndrueshëm territorial në 15 vitet e ardhshme.
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai