VLORË - Prokuroria e Vlorës ka dërguar për gjykim çështjen ndaj dy ish-zyrtarëve të lartë të ALUIZNI-t Vlorë, të akuzuar për “shpërdorim detyre”, ish-drejtorit Sami Selfo dhe ish-përgjegjësit Edmond Lleshi.
Dy ish-zyrtarët e ALUIZNI-t Vlorë, Selfo dhe Lleshi akuzohen se kanë legalizuar një ndërtim pa leje në rrugën Vlorë-Orikum, në kundërshtim me ligjin. Objekti është përfituar nga Artur Meminaj, edhe pse në klasifikimet e kryera nga vetë punonjësit e ALUIZNI-t, cenonte rrugën nacionale për shkak të distancës shumë të përafërt sesa lejohej.
Objekti ende i papërfunduar ndodhet në anën perëndimore të rrugës nacionale Vlorë-Orikum, mbi strukturën e bregut të detit.
Dy katet e para i ka të puthitura me murin mbajtës të rrugës nacionale. Këndi verior i platformës shesh-pushim i shkallëve të zbritjes për katet e objektit ka distancë 1.7 m nga rruga nacionale. Më në lindje të këtij objekti ngrihen dy kolona betoni të shkëputura nga shkallët, ku kolona veriore ka distancë 6.8 m nga muri mbajtës i rrugës dhe kolona jugore ka distancë 1.8 m po nga ky mur.
Lidhur me katin e tretë, distanca nga këndi verior i kësaj faqe nga tek rruga është 3.4 m, nga këndi jugor të rruga është 3 m dhe nga pika e mesit të kësaj faqe 3.6 m.
Me Urdhrin e Brendshëm të 12 korrikut të kaluar të drejtorit të kësaj agjencie, Sami Selfo është urdhëruar vazhdimi i procedurave administrative të procesit të legalizimit për këtë objekt.
Gjatë marrjes në pyetje, Edmond Lleshi ka justifikuar veten në lidhjet me akuzat se detyra e tij si përgjegjës i Zyrës së Legalizimit dhe Urbanistikës ka qenë kontrolli i dokumentacionit tekniko-ligjor dhe financiar të dosjes. Ndërsa përsa i përket plotësimit të aktit të kualifikimit, ai ka shpjeguar se plotësimi i rubrikës së titulluar “Cënon sistemin rrugor kombëtar” ka qenë detyra e sektorëve që ai drejtonte.
Sami Selfo është Drejtori i dytë i ALUIZNI-t Vlorë që dërgohet për gjykim nga Prokuroria Vlorë, pasi tre muaj më parë është dërguar për gjykim edhe ish-Drejtori tjetër i mëparshëm Roland Tafilaj.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO