Vlorë/ Punishtja e ngritur me mund iu përmbyt! Artizani: Mi preu krahët, humba 10 mijë euro! Askush s'erdhi të shohë dëmet

Vlore- I ka kaluar thuajse 20 vitet e fundit pikërisht kështu, mbi dru, duke i dhënë formë e duke ndërtuar nga orenditë shtëpiake, te veprat e vogla të artit si skulpturat.

Ky është Vladimir Kamberi, artizani i njohur i Vlorës, që me shumë mund, arriti të krijonte një punishte të vogël, të marrë me qira.

“Kam rreth 20 vjet që punoj, që ushtroj këtë aktivitet. Më ka pëlqyer të bëj punime, simbole kombëtare, kam nisur me shqiponjat, pastaj punime në gurë e në dru, eca mirë, puna më eci shumë mirë” thotë Kamberi.

Por, gjithë mundi i jetës iu hodh poshtë ditën e 4 tetorit, kur reshjet përmbytën qytetin bregdetar.

Punishtja e vogël e drurit nuk i shpëtoi dot përmbytjeve dhe uji arriti deri në 50 cm duke marrë para çdo gjë. Dëmi thotë Kamberi shkon mbi 10 mijë euro.

Të themi të vërtetën kjo përmbytje na demoralizoi pak dhe na i preu krahët sepse ishte një humbje rreth 10 mijë euro, pati dëme në vegla, punimet artistike, të cilat do të dilnin në treg, ishin nga të shumëllojshmet, të vecanta, anije me gurë, erdha këtu për të shpëtuar diçka dhe shpëtova disa por nuk munda sepse uji erdhi me shumë rrëmbim dhe ishte rreth 50 cm ujë , rreth gjysmë metër, sa shumë mori uji ato të lehtat, format ishin gati, ishte puna e gati dy viteve” tregon ai.

Ai i kërkon bashkisë të vlerësojë dëmet dhe të japë dëmshpërblimin, pasi me këtë punishte artizani Kamberi ka mbajtur ekonominë familjare.

“Asnjë nga ana e bashkisë s'e ka marrë mundimin, asnjë këtu janë verifikuar dhe këtu te unë s'ka ardhë asnjëri për të më pyet çfarë dëmesh ke patur”

Si Vladimir Kamberi, me sytë nga bashkia janë edhe dhjetëra familje e biznese të tjerë që pësuan dëme nga përmbytjet e 4 tetorit, por procesi i dëmshpërblimit, ende nuk ka nisur.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ALB Patriot: 27/10/2024 21:25

    Na vjen shume keq qe te iku dem gjithe mundi, por ... sugjerojme te marresh teseren e Partise!

    Përgjigju
    • Desdemona: 27/10/2024 23:53

      Të cilës parti?

  • Megi: 27/10/2024 20:16

    Po nuk ka punuar hidrovori, asnke surprize pritej permbytja

    Përgjigju
  • Boti: 27/10/2024 17:32

    Kur do fillojne shqiptaret te mendojne per pronen e tyre dhe ta sigurojne si ne cdo vend te zhvilluar te botes? Pse duhet taksat e mia dhe te te tjereve te paguajne pronen tende? Taksat jane prone e perbashket qe eshte per te miren komune dhe jo ate individuape. Mbroje pronen, siguracion privat qe fundja nuk kushton dhe aq shume ne vit.

    Përgjigju
    • nediri: 27/10/2024 21:26

      Ne kete rast qytetaret ishin viktima te keqmanaxhimit te situates nga bashkia qe taksat e tua te miat dhe te gjitheve ne vend qe ti investoi ne kanale ose hidrovore nuk dihet se ku i coi. Nuk e di si mendoni ju joshqiptaret?

    • Ro bo kopi: 27/10/2024 18:47

      Sude siguracion

  • Vlonjat: 27/10/2024 16:16

    Me vjen shume keq ,njeri i mire dhe i ndershem ,kemi bler te ky person punime me dru ulliri shume te bukura dhe me cmime me se normale.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    PD proteston duke bllokuar rrugët kryesore në vend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksidenti tragjik në aksin Lushnjë-Tiranë, viktimë avokati i njohur! Po kalonte rrugën në këmbë

Aksidenti tragjik në aksin Lushnjë-Tiranë, viktimë avokati i njohur! Po kalonte rrugën në këmbë