VLORE - 17-vjeçarja e plagosur nga shoku i saj i klasës në fshatin Gjorm të Vlorës deklaron para uniformave blu se ka qenë mamaja e autorit njëkohësisht edhe mësuese matematike në këtë shkollë, Dilore Arshija, ajo që e ka nxjerrë nga ora e mësimit për të takuar djalin e saj.
Nëna e autorit e cila ishte duke bërë mësim në një tjetër klasë, ka shkuar në klasën e vitit të tretë dhe i ka kërkuar mësuesit kujdestar që t’i japë 5 minuta leje nxënëses, në mënyrë që ajo të takonte djalin e saj.
Dilore Arshija ishte ajo që e ka dërguar drejt plumbave nxënësen 17-vjeçare. Kjo situatë ka ardhur pasi vllai i 17-vjeçares ka takuar autorin A. Arshija dhe i ka kërkuar të mos e ngacmonte motrën e tij. Për këtë arsye autori i ka kërkuar përgjigje vajzës.
Në deklaratën e 17-vjeçares thuhet se shtetasi A.Arshija prej një jave nuk vinte në shkollë, por e ngacmonte vazhdimisht. Ndrkohë Dilore Arshija i ka mohuar këto akuza të bëra nga 17-vjeçarja duke arsyetuar se ajo e nxori nga mësimi që ata të pajtoheshin.
Ndërsa djali i mësueses dhe nipi i drejtoreshs ka deklaruar se ai donte vetëm ta trembte dhe jo ta qëllonte shoqen e tij.
Pas konfliktit 17-vjeçarja mbeti e plagosur me dy plumba. Ndërkohë, MAS pushoi nga puna drejtoreshn e shkollës, njëkohësisht hallën e autorit të ngjarjes, Elsa Arshijën dhe nënën e tij Dilore Arshija, mësuese në këtë shkollë.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO