Një palmë në zonën e Skelës në Vlorë është rrëzuar duke dëmtuar dy automjete  të parkuara përgjatë bulevardit.
 
Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar por vetëm dëmtime në mjete.
 
Incidenti ka ndodhur rreth orës 23:00 të mbrëmjes së të dielës, ndërsa mjetet e shërbimeve publike kanë ndërhyrë vetëm mëngjesin  e sotëm për largimin e mbetjeve dhe zhvendosjen e automjeteve.
 
Pronarët e automjeteve jashtë kamerave sqarojnë se është detyrim i pushtetit lokal shmangia e këtij incidenti i cili mund të rrezikonte edhe jetën e kalimtarëve.

Bulevardi Vlore-Skelë është një nga zonat më të frekuentuara për shëtitje mbrëmjeve, ndërsa prej dy vitesh rreth 1200 palma të llojit fenix janë dëmtuar por akoma vazhdojnë të qëndrojnë në Bulevard si rrezik i vazhdueshëm për kalimtarët.

[gallery]19133[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com