VLORE - Bashkia e la në harresë, por jo Drejtoria e Spitalit Vlorë. Bëhet fjalë për rrugën që të çon në këtë institucion, e cila prej vitesh nuk njeh investime, sakaq duke marrë shkas nga kjo drejtoria e spitalit mori përsipër restaurimin e saj.

Drejtoresha e këtij institucioni, Brunilda Mersini, pohon së ndërhyrja ishte emergjente, teksa ndalet edhe tek ngurimi i pushtetit vendor për të ndërhyrë.

“Ka pasur përpjekje te vazhdueshme të Bashkisë për rregullimin e saj por kuptohet me një mirëkuptim, me vështirësi financiare të cilat mund të jenë procedurat ne morëm iniciativën sot në ditë pushimi me gjithë stafin e spitalit në mbështetje me ndërmarrjen e shërbimeve të Komunales por dhe nën kujdesin e kryetarit të Bashkisë që të bënim një aksion. Ky aksion në fakt duhet përshëndetur nga spitali. Është një iniciativë e jona.” tha drejtoresha Mersini
 
Kontribut për restaurimin e kësaj rruge ka dhënë edhe njësia vendore e Selenicës.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)