Vlorë, rrugët me probleme, banorët:
Balta e pluhuri pjesë e pandarë e jona

Vlorë, rrugët me probleme, banorët:<br />Balta e pluhuri pjesë e pandarë e jona
Infrastruktura rrugore në Vlorë vijon që të jetë problematike duke sjell jo pak probleme sociale tek banorët.

E tillë është edhe nga nga rrugët më të frekuentuara nga automjetet e transportit të rëndë konkretisht rruga në zonën e njohur si ish-Ushqimorja dhe lidh disa zona periferike të Vlorës, tregun e shumicës si dhe disa institucione.

Kjo rrugë me një gjatësi tre kilometra prej vitesh është lënë në haresë dhe nuk ka parë asnjë invetim nga pushteti lokal.

Gropa të mëdha me ujë dhe baltë në dimër e pluhur në verë është situata që shoqëron çdo ditë banorët që jetojnë përgjatë kësaj rruge.

Më shumë probleme kjo situatë u krijon fëmijëve të cilët përditë duhet të përballen me këtë aktualitet, duke mos shkuar në shkollë. 

[gallery]19132[/gallery]

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

PD nxjerr karriget në oborrin e Kuvendit, i vënë flakën

PD nxjerr karriget në oborrin e Kuvendit, i vënë flakën