Kamerieri 39-vjeçar nga Vlora është arrestuar pasi ka vjedhur 1000 euro nga paratë e mbledhura gjatë ceremonisë së një dasme.
 
I arrestuari është Argentin Hodaj, banues në Vlorë dhe i punësuar në një nga lokalet e Dhërmiut.
 
Kamerieri ka menduar të shtojë të ardhurat e tij, duke përfituar nga shpërqendrimi i dasmorëve për të vjedhur shumën e parave. 

Tentativa e tij ka rezultuar e pasuksesshme, pasi jo vetëm që nuk ka mundur të marrë paratë pa u vënë re, por ka humbur edhe vendin e punës.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com