Vlorë/ ‘Pse më lag me shampanjë!’ sherr masiv me sende të forta në një resort luksi në Palasë, një burrë shembet në tokë! 2 në kërkim, mes tyre dhe një ish-kandidat për deputet

VLORË- Në një nga resortet luksoze në bregdetin e Jonit në jug të vendit në Palasë, gjashtë persona janë përfshirë në një sherr masiv mes tyre. Policia ka shpallur në kërkim Genti Balecin 49-vjeç banues në Durrës dhe Xhoni Spaho, 28-vjeç, banues në Tiranë të dy me precedentë të mëparshëm penal, pasi kanë lënë të plagosur duke goditur me sende të forta shtetasin G.K, 42 vjeç.

Motivet e sherrit masiv thuhet se kanë qenë për shkaqe banale, ‘Pse më sheh! Pse më lag me shampanjë!’- thanë burime për Report Tv.

Siç shihet edhe nga pamjet e sherrit masiv, ku janë përfshirë 6 persona, nuk kanë munguar as sendet e forta. Disa prej tyre të veshur me bluzë të zeza grushtojnë mbi tavolinë njërin i cili ka veshur një këmishë të bardhë duke e qëlluar në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit.

‘Komisariati i Policisë Himarë referoi materiale në Prokurori dhe punohet për kapjen e shtetasit Xh. S., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ditën e djeshme, në fshatin Palasë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin L. K., 42 vjeç.  Në vijim të hetimeve të kryera nga grupi hetimor dhe këqyrja e pamjeve filmike, një pjesë e pamjeve janë bërë publike në rrjete sociale dhe në disa media, është identifikuar dhe shpallur në kërkim një tjetër shtetas që dyshohet se është përfshirë në këtë konflikt, shtetasi G. B., 49 vjeç, banues në Durrës.'- njofton policia.

Ndërkohë shumë pranë tavolinës, një tjetër është shembur në tokë dhe ka humbur ndjenjat. Për t’i ardhur në ndihmë miqtë e tij kërkojnë ujë që ta sjellin në vete.

‘Kape kape, ujë ujë ujë...’- thonë miqtë e tij.

Ende nuk bëhet i ditur identiteti i 42-vjeçarit të plagosur. Ndërsa Xhoni Spaho rezulton që të ketë kandiduar për deputet në zgjedhjet e vitit 2021, nga radhët e Partisë ‘Aleanca për Demokracinë e Re’, që drejtohet nga Edmond Stojku.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lexues: 27/08/2024 12:12

    Eshte shperndare shume keq pasuria keto 33 vjet. Njerez me precedente penale duhet te jene duke lare makinat ne lavazh, jo duke derdhur shampanje neper lokale. Shpresoj do vije dita kur do permbyset ky rend i mbrapshte qe ngre llumin mbi njeriun e punes.

    Përgjigju
  • luli: 27/08/2024 12:09

    E se pronarin paskan rraf ...

    Përgjigju
  • Kaukazi: 27/08/2024 11:32

    Mbylleni prap tynelin qe hapet se u mbush me malok kokcepa jugu shampanjaxhinj me marsupio

    Përgjigju
    • papingji: 27/08/2024 12:07

      kokcepat jan krenaria jon mor, formula eshte MALOKERI=MASONERI

  • Miri: 27/08/2024 11:30

    Do bēqet Shqiperia ndonjëherë or tej

    Përgjigju
  • Niku: 27/08/2024 11:28

    Lokalet e luksit ne shqiperi jane krijuar per trafikantet,skifteret,injorantet dhe vipat qe shkojne nga mbrapa per tu dukur,,shqiperia eshte nje vend qe nuk ka kulture ,nuk ka respektim por sundon llumi me parane e piste..

    Përgjigju
  • Turismus elikarius shqipkarium.: 27/08/2024 11:03

    Bravo, heren tjeter me shume se kaq.

    Përgjigju
  • Ndue Ndoj: 27/08/2024 10:49

    Nuk asht e vertet, nuk jan zi per shampanj jan zi kush i hyp i pari buggit qe te co ke vila nan e moder

    Përgjigju
  • Adi: 27/08/2024 10:29

    Keto qe lagin gjith lokalin me shampanj meritojn plumbin

    Përgjigju
  • alma tirane: 27/08/2024 10:08

    o popull mesjetar o popull barbar o popull medioker o popull analfabet po cfar turizmi do te beni ju o te mjere

    Përgjigju
    • Toni: 27/08/2024 12:02

      Ke te drejte

    • alma 2: 27/08/2024 10:56

      harrove mi alma te thuash edhe popull spiun, puthadoraz, pa asnje lloj kulture, neadertal, hajdut, grabites, o sa mir me qen shqiptar ohej

    • Emigranti: 27/08/2024 10:39

      Na vash pak me keto mesjetat ti se nuk ka ndodh asgje qe nuk ndodh me popujt mesjetare ne Greqi, Spanje apo Itali ku cdo nate degjon per vrasje, sherre apo perdhunime ne klubet e nates.. Se gjithe populli shkon ne Palase ne klubet e nates te pij shampanj e te thith vizat nga hundet e bythet.

  • Bledi: 27/08/2024 09:52

    Keto pra jane klientet qe parapelqen te kete sin club me palase. Kerkon 500 euro per cader

    Përgjigju
  • Hamburgu KS: 27/08/2024 09:45

    Marsupiala albanie plako, qelbesira shoqerore me parfum gucci, mizerje me celsa amg vllai

    Përgjigju
  • Tomas: 27/08/2024 09:19

    Dhe tyneli prandaj duhej te q,,,, turizmin o rama ai vend vetem kurvellek prodhon

    Përgjigju
  • Nik Merturi: 27/08/2024 08:51

    Pak shije e embel nga elitarizmi i perqendruar ne Palase..

    Përgjigju
    • Doktori: 27/08/2024 11:17

      Këta janë arbërorët. Pellazgë e shkuar pellazgëve. Rracë e egër. Me të drejtë Konferenca e Londrës e vitit 1913 i ndau territoret, sepse arbërorët këtu ku janë nuk mund të rrinë bashkë, apo pa sherre.

  • Sondazhi i ditës:

    Diplomacia, a ka ndryshuar imazhi i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare?



×

Lajmi i fundit

E pazakontë në Itali/ Shkoi të festonte ditëlindjen, por i faturuan 58 euro vetëm për prerjen e tortës!

E pazakontë në Itali/ Shkoi të festonte ditëlindjen, por i faturuan 58 euro vetëm për prerjen e tortës!