Vlorë/ U fut në sherr për vëllanë, goditet me thikë në zemër 25-vjeçari, vdes në spital! Pranga autorit 15-vjeçar (FOTO)

VLORË- Një sherr mes të rinjve ka përfunduar me një viktimë! Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:50 të së enjtes në lagjen "24 Maji" Vlorë, pranë vendit të quajtur "Ish-ushqimores", ku një 25-vjeçar i identifikuar si Aleksandër Petanaj mori një goditje me thikë në zemër.

25-vjeçari u fut për të shuar sherrin ku ishte i përfshirë vëllai i tij, por u godit me thikë. Autor i kësaj ngjarjeje të rëndë është 15-vjeçari Gabriel Tartaraj, i cili sipas burimeve zyrtare, është arrestuar nga uniformat blu. 

I riu u dërgua në gjendje kritike në spital, ku fatkeqësisht nuk ka mundur t'i mbijetojë plagëve të marra. Kanë qenë shokët e tij të cilët e kanë dërguar të riut në spital, ku fatkeqësisht humbi jetën pas katër orësh.

Nuk dihen ende rrethanat, e ndërsa mësohet se autori dhe viktima kanë pasur konflikte të mëparshme.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • mesuesi: 20/06/2020 18:56

    15 vjeç, buzet me qumesht, godet dhe vret me thike!!! cfare brezi po rritet, tmerr

    Përgjigju
  • Vicidoli: 19/06/2020 17:31

    Njeriu rron per nder kanun

    Përgjigju
    • Baba koksal: 20/06/2020 02:01

      Cia kanuni thy mer shok se je 2020.. Ktu nuk hyn pun kanuni po ligji qe ne kete vende nuk ka.. Shife ku kena arrit nji fmi qe as klasen e 8 se ka maru vret nji fmi tjetr kjo eshte shoqeria jone qe ka shku per lesh e ti tregon nderin dhe kanunin sikur me qen ne kohen e skenderbeut..

  • Mirela: 19/06/2020 15:30

    Me vjen keq per kte humbje te madhe..te vdesi nje djal i ri ne lule te jetes...shpirti i tij u boft drit per te miren e njerzimit..se jan bo njerzit si bisha...ngushellimet e mija.

    Përgjigju
  • Eri: 19/06/2020 11:15

    Me mire mos ta kisha lexuar kete lajm perzotin,ca jane keto njerez pashpirt aman,I bej thirrje policise nepermjet shqiptarja.com te mari masa urgjent per kte kategori rrugacish ti fus nen kontroll te gjith jane me thika n brez,Ngudhellime fsmiljes qofte i xhenetit,krimineli marte denimin e merituar

    Përgjigju
  • Toma: 19/06/2020 10:44

    Lloj lloj rastesh te çuditshme, siç duket vuajne nga problemet mendore nga edukimi ne familje ne shkolle e shoqeri. Ngushellime familjes.

    Përgjigju
  • Baba koksal: 19/06/2020 10:26

    Ska sbohena ne si shtet dhe si shoqeri kena shku per lesh.. Eshte bo gjio normale me e vra njieriu sikur vret bageti,ne ghithe venet e botes kalamajt adhurojn sportin artin e tjera ktu ne shqipri adhurojn shullazat capet e ghjithe kriminelat e tjer nga mjesi deri ndark vete muhabete droge e te fortish nigjohet..

    Përgjigju
  • KritikAbsolut: 19/06/2020 09:56

    Vrases 15 vjec? O zot ku jetojme dhe prej kujt duhet te ruhemi! Ja do e fusin ne burg (aty do beje masterin e kriminelit) dhe maksimumi per 5 vjet e ke jashte, 20 vjeç super aktiv ne boten e krimit! Kto lloj vrasjesh duan denim 50-70 vjecare pa te drejte lirimi me kusht apo faljesh qe kur te dali nga burgu mos kete fuqi te ngreje breket dhe te pendohet gjith dite e nate per ate jete qe ka marre dhe ate dere qe ka mbyllur. RIP viktimes!

    Përgjigju
  • Lui: 19/06/2020 09:30

    Mendoj qe duhet bere nje ligj per njerez te tille. Dmth nese eshte nen moshen e maturise mendoj qe te denohen edhe prinderit. Kuptohet jo sa autori, por jo me pak se nje te treten e denimit te autorit. Psh, nese autori denohet 10, prinderit jo me pak se 3 vjet. Dhe ju siguroj qe shume shpejt do kete rezultate ne edukimin e brezave.

    Përgjigju
  • Pyka: 19/06/2020 09:12

    Shumë...shumë e rënde....ngushëllime familjes....brezi jonë duhet të lërë një botë më të mire....kështu është një trishtim i madh...familja,shoqëria,arsimi,shteti dobët..po vuajnë ...mjerë kë zë ky hall...

    Përgjigju
  • Miku: 19/06/2020 09:05

    Perfundimisht duhet te shplahet ai sistem arsimor shteteror politik kulturor sepse po ndodhin gjera "monstruoze e ordinere" me pasoja jete

    Përgjigju
  • B*3: 19/06/2020 09:00

    Cfare trishtimi... Ngushellime familjareve per kete humbje te madhe e ne veçanti prinderve! Zoti ju dhente force, por gjithashtu i dhente force vellait. Zoti te paste ne Parajse more çun! Nje jete e humbur, eshte humbje per njerezimin. Perse kaq shume urrejtje ne Shqiperi, pse? Ne fund askush nuk do te fitoj duke vene urrejtjen te paren. E para duhet te jete dashuria. Edhe njehere ngushellime nga thellesia e zemres !

    Përgjigju
  • Amos: 19/06/2020 08:55

    Ka mare fund Shqiperia, ka deshtuar familja dhe shoqeria Shqiptare. 15 vjec leviz me thik, zoti ju dhente force familjareve.

    Përgjigju
  • Tirana: 19/06/2020 08:52

    Ah sa keq! Ka qene nje djale i shkelqyer e shume punetor.

    Përgjigju
  • Edrju: 19/06/2020 08:14

    Çfarë fatkeqësie. Ngushellime familjes... Çfarë lloj kulture po rritet në vendin tonë, 16 vjeçar akoma buzët me qumësht të merr jetën,,!!! Futeni ne burg tani edhe të dal kur te jete 90 vjeç mase reziston aty pa ja prerë njeri fytin, plehra muti që nuk e kanë idenë fare se çfarë është jeta

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm