Një 57-vjeçar është vrarë me thikë nga fqinji i tij mbrëmjen e kësaj të hëne në fshatin Ploç të Vlorës. Report Tv e Shqiptarja.com mësojnë se konflikti për gardhin që ndante banesën e viktimës dhe autorit të vrasjes ka qenë shkaku i ngjarjes së rëndë që ndodhi në fshatin Ploç në Vlorë, ku i vrare ka mbetur Ilir Kadare, 57-vjeç.
Viktima është konfliktuar me fqinjin e tij, Mystehak Selimaj, 54 vjeç. Report Tv mëson se Mystehak Selimaj e ka qëlluar me thikën e bukës fqinjin e tij Ilir Kadare, duke i shkaktuar plagë të rënda në trup.
Kadare është dërguar në spitalin rajonal në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa ka ndërruar jetë disa minuta më vonë në spital. Menjëherë pas ngjarjes, forca të shumta policie kanë mbërritur në fshatin Ploç duke bërë të mundur arrestimin e autorit të vrasjes.
Mes dy fqinjëve ka patur grindje të vazhdueshme për gardhin që ndante pronën e tyre.
Por konflikti i fundit ka rezultuar fatal për Kadarenë. Pas debatit që ka zgjatur për disa minuta, 54-vjeçari Mystehak Selimaj ka hyrë në banesën e tij dhe ka marrë thikën e bukës, me të cilën e ka goditur disa herë për vdekje fqinjin e tij.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com